Njoftim për takim publik nga Komuna e Lipjanit

LipjanPostuar: 21:26 / 03.11.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës është duke realizuar Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave dhe në kuadër të përgatitjeve ka filluar me fushatën për sensibilizimin e opinionit publik rreth rëndësisë dhe përfitimeve nga ky proces i rëndësishëm me karakter kombëtar. Pjesë e rëndësishme e fushatës për informimin e qytetarëve janë edhe ngjarjet dhe aktivitetet e parapara në terren, komuna e vendbanime, ku planifikohen të organizohen ngjarje publike në komuna, takime dhe diskutime në universitete dhe kolegje publike e private.

Takimi publik do të mbahet në objektin e Komunës në sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 10:00 me datë 10.11.2023.
 

Lajme / LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.