Organizohet Panairi i biznesit për zhvillimin gjithëpërfshirës Ekonomik në Lipjan
Panairi i Sipërmarrjes synon të nxisë zhvillimin në fushën e biznesit dhe në veçanti bizneset e udhëhequra nga gratë dhe minoritetet, ky organizim do të ndihmojë bizneset të promovojnë produktet e tyre tek konsumatorët një mundësi për të njohur dhe shijuar produktet e sipërmarrësve vendas.
Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti fillimisht ka falënderuar organizatorët e panairit Artan Avdiun si dhe zëdhënësen e komunës së Lipjanit Hyra Bytyqin e cila ka dhënë kontribut për organizimin e këtij panairi.
“Panairi shihet si mundësia më e mirë që ndërmarrësit vendorë të promovojnë produktet e tyre, andaj ne si institucion i inkurajojmë që të marrin pjesë në organizime të tilla pasi kjo i ndihmon këta ndërmarrës të lidhen me konsumatorin, gjithmonë ne do të jemi në mbështetje të ndërmarrëseve me të vetmin qëllim që ti forcojmë prodhuesit vendor” ka thënë nderë të tjera kryetari Ahmeti.
Artan Avdiu, drejtor i programit për zhvillimin gjithëpërfshirës të Kosovës, tha se është i lumtur të shoh fytyrat e grave ndërmarrëse të cilat janë jashtëzakonisht të gatshme të marrin pjesë në të gjitha panairet që organizohen dhe kjo tregon shumë për aftësinë dhe vendosmërinë si dhe përkushtimin që keni për të promovuar produktet e tyre, me këtë rast dua ta falënderoj kryetarin e Komunës së Lipjanit, i cili është gjithmonë në përkrahje të organizimeve të tilla, ka thënë Avdiu.
Panairi i ndërmarrësisë është një ngjarje ku bizneset do të kenë mundësi të prezantojnë dhe shesin produktet dhe shërbimet e tyre, si dhe të shkëmbejnë përvojat e biznesit dhe të forcojnë rrjetin e ndërmarrësisë, ky aktivitet mbështetet nga Komuna e Lipjanit, Community Development Fund – CDF dhe USAID.