Po asfaltohet rruga transitore në lagjen e Akllapit në Lipjan
“Kanë përfunduar asfaltimet e disa rrugicave në Gadime të Ulët, Gadime të Epërme, Babush, rruga “Gryka e Krojmirit”.
Po ashtu një rrugë e re po hapet, rruga “Bashkim Krasniqi” e cila do të lidhet me rrugën “Haxhi Kleçka” dhe rrugën “Hajredin Bajrami”, në të cilën do të ndërtohet një rrugë me të gjitha standarde e cila do të lehtësojë trafikun në këtë pjesë të qytetit.
Ndërsa po punohet në asfaltimin e rrugicave edhe në Zllakuqan, Smallushë, Sllovi, Qylagë, Krojmir. Ditëve në vijim do të vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugicave edhe në Magure, Vërshevc, Shalë, Baicë, Ribar i Madh, Dobrajë e Madhe, Kraishtë, Bujari etj.
Në agjendë do të asfaltohen rrugica edhe në vendbanime e lagje të tjera në gjithë komunën tonë.” – ka shkruar kryetari Ahmeti.