Pritet të fillojë subvencionimi me 0.4 cent për litër qumështi për blegtorët e Komunës së Lipjanit
LipjanPostuar: 15:23 / 13.02.2024
Gjatë kësaj vizite, Kryetari Ahmeti ka potencuar se së shpejt do të filloj me subvencionimin për fermerët me 0.4 cent për litër qumështi dhe se këto ditë pritet të shpallet thirrja publike nga Komuna e Lipjanit për të gjithë fermerët prodhues të qumështit.
Kryetari Imri Ahmeti, ka thënë se me këtë po fillojmë të mbështesim edhe këtë kategori të fermerëve me qëllim të nxitjes së prodhimit të qumështit dhe në të njëjtën kohë do të vazhdojmë edhe me mbështetjen e kategorive të tjera të sektorit të bujqësisë.