Së shpejti Mamografi Mobil edhe në Lipjan
LipjanPostuar: 21:16 / 10.10.2023
Mamografi mobil do të vendoset pranë Sektorit të Radiologjisë në QKMF Dr. Mehdi Zejnullahu në Lipjan.
Shërbimet gjatë këtyre tri ditëve do të ofrohen nga ora 08:00 deri në ora 20:00.
Andaj, të nderuara Gra të Komunës së Lipjanit, ju lutem të regjistroheni në listën për mamografi në Sektorin e Radiologjisë.
Përgjegjëse për regjistrimin e juaj, mbajtjen e kontaktit me ju dhe për të ju informuar për datën dhe orën kur do të caktohet termini juaj është motra Gane Zejnullahu.