Shkollat e Komunës së Lipjanit gati për fillimin e procesit mësimor

LipjanPostuar: 12:16 / 24.08.2023

Në këtë takim u tha se Komuna e Lipjanit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor dhe është e gatshme që procesi mësimor të filloj më 1 shtator.

Problem i theksuar për këtë vit shkollor është furnizimi i nxënësve me libra. Ky proces nuk është përgjegjësi e Komunës por e Ministrisë së Arsimit andaj DKA dhe drejtorët e shkollave i kanë bërë thirrje nivelit qendror që të bëjë zgjidhje sa i përket furnizimit të nxënësve me libra shkollor.