Zgjatet orari i punës së subjekteve të biznesit në Komunën e Lipjanit
LipjanPostuar: 17:04 / 21.07.2023
Me këtë vendim përcaktohet zgjatja e orarit të punës për sezonën verore e cila ndërlidhet me fluksin e ardhjes së bashkatdhetarëve nga diaspora.
Kjo zgjatje e orarit të punës fillon prej datës 22.07.2023 deri më 15.09.2023, ku subjektet e lartëcekura mund të ushtrojnë veprimtaritë e tyre gjatë ditëve të javës : e hënë, e martë, e mërkurë, e enjte dhe e diel deri në ora 00:00 ndërsa gjatë ditëve të javës : e premte dhe e shtunë deri në ora 01:00 pas mesnate.
Zgjatja e orarit të punës të subjekteve të biznesit nuk nënkupton edhe zgjatjen e orarit të punës të punëtorëve më shumë se 8 orë pune në ditë.
Subjektet e lartcekura gjatë kësaj periode obligohen që pas orës 23:00 ta ndalin zërin e muzikës.