Bulevardi “Ibrahim Mazreku” në fazën finale të realizimit

MalishevëPostuar: 16:50 / 14.06.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Kastrati:

Bulevardi “Ibrahim Mazreku” po bëhet i mrekullueshëm!

Një nga projektet më të mira në Komunën e Malishevës, tashmë ka hyrë në fazën finale të realizimit. Gjatë ditës së sotme është duke ecur tejet mirë edhe procesi i asfaltimit të rrugës përgjatë këtij bulevardi.

Faleminderit të gjithëve për besimin, përkrahjen dhe mirëkuptimin në funksion të jetësimit të Malishevës Urbane.