Edhe Komuna e Malishevës përfiton nga Granti i Performancës Komunale
Njoftimi i plotë i kryetarit Kastrati:
“Edhe një lajm i mirë!
Komuna e Malishevës fiton 628,551.69 euro nga Granti i Performancës Komunale.
Falë angazhimit të madh të qeverisjes sonë komunale dhe përkushtimit të administratës sonë, për sa më shumë transparencë dhe shërbime efektive për qytatarët tanë, sot Komuna jonë ka fituar grantin më të madh deri më tani, pra 628,551.69 euro, dhe është në mesin e vetëm 11 komunave që janë përfituese të kësaj skeme financimi, që përkrahet nga partnerët ndërkombëtarë.
Ju siguroj se me këtë përkushtim që qeverisja jonë komunale ka në funksion të realizimit të politikave që ndikojnë direkt në zhvillim ekonomik dhe rritjes së shërbimeve ndaj qytetarëve, në vlerësimet e ardhshme Malisheva do të jetë edhe më e suksesshme.”