Filloi asfaltimi rrugës Gurbardh – Turjakë
MalishevëPostuar: 14:45 / 07.12.2023
Asfaltimin e kësaj rruge e ka parë nga afër edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili ishte i shoqëruar dhe nënkryetari Vesel Krasniqi, drejtori i urbanizmit, Avdi Morina dhe ai i inspektoratit, Hafir Rexha.
Kryetari Kastrati, është shprehur i kënaqur me realizimin e këtij projekti, pasi ka qenë kërkesë e kamotshme e banorëve të këtyre fshatrave.
Kjo rrugë është e gjatë rreth 2500 metra dhe është e realizuar në bashkëfinancim në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Malishevës.