Filloi zyrtarisht fushata e korrje - shirjeve edhe në Komunën e Malishevës
Ai tha '' Është formuar shtabi komunal për korrje-shirje dhe janë bërë të gjitha përgatitjet për një mbarëvajtje sa më të mirë dhe besojmë në përfundim brenda afati kohorë të korrje -shirjeve në komunën tonë pasi edhe kushtet klimatike do të janë në favorin e bujqve''.
Shtabi komunal për korrje - shirje, ka përgatitur planin operativ, do të punoi sipas rregullores për korrje- shirje, aty parashihet edhe çmimi për hektarë të cilin e ka rekomanduar , MBPZHR-ja prej 130 euro.
Nga terreni informohemi se rendimentet e grurit variojnë nga 2000 kg për ha, deri në 3000 kg për ha, pra edhe këtë vit kushtet klimatike ndikuan dukshëm në uljen e rendimentit të grurit jo aq kënaqshëm, sa edhe ishin pritjet.
Nëse mbretëron koha me mot të mirë, fushat e korrje-shirjeve në Komunën e Malishevës, pritet të përfundoi brenda afatit prej dy javësh të paraparë sipas shtabit komunal për korrje-shirje.