Fillon punën grupi punues për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të planit të integritetit në Komunën e Malishevës
Monitorimin, vëzhgimin dhe regjistrimin e rregullt te aktiviteteve që ndodhin ne procesin e mbledhjes se informacionit për të gjitha aspektet e zbatimit te Planit për Integritet.
Plani i integritetit, është prej dokumenteve më të rëndësishme strategjike dhe zbatimi i tij ka rëndësi të madhe, prandaj, kryetari i komunës e ka formuar këtë grup punues, që në vazhdimësi do të merret monitorimin e zbatimit të tij, në të gjithë sektorët në institucionin e komunës me qëllim mbrojtjes së integritetit të komunës.
Sipas koordinatorit të këtij grupi punues, Albrim Paçarizi, puna e tyre është që të bëjnë “monitorimin, vëzhgimin dhe regjistrimin e rregullt të aktiviteteve që ndodhin në procesin e mbledhjes së informacionit për të gjitha aspektet e zbatimit të Planit për Integritet, ndërsa raportimi mundëson që informacionet e mbledhura të përdoren në marrjen e vendimeve që përmirëson zbatimin e objektivave të Planit për Integritet”.