Finca dhuron 40 drunjë dekorativ për dy institucionet publike në Malishevë
Me këtë rast, kryetari i komunës Ekrem Kastrati, edhe në emër të drejtorit të shërbimeve publike, Rifat Mazreku e të drejtorëve të institucioneve, të lartëcekura, ka falënderuar FINCA-n për këtë donacion, që ka për qëllim ruajtjen e ambientit dhe krijimin e një mjedisi të pastër edhe për brezat e ardhshëm dhe i ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Po ashtu edhe Arjanit Efendiu, menaxher i Institucionit Mikrofinanciarë FINCA për Malishevë dhe Fjolla Ilazi, udhëheqëse në këtë sektor financiar u shprehën të lumtur që sot po kontribuojnë për përmirësimin e hapësirave të ambientit në dy institucionet më të rëndësishme publike, siç janë shkollat dhe shëndetësia, njëherit ishin tejet falënderues për bashkëpunimin institucional me përfaqësuesit e Komunës së Malishevës.