Hapet çerdhja e dytë publike në komunën e Malishevës
Në këtë ceremoni, krahas urimit, kryetari Kastrati, premtoi dhe garantoj se do të vazhdohet me investime të tilla në edukimin dhe arsimimin e hershëm, përkatësisht me ndërtimin e çerdheve të reja edh enë vendbanimet tjera të Komunës së Malishevës. “Është kënaqësi e veçantë që sot po marrë pjesë në hapjen e çerdhes së re në qytet. Ju uroj të gjithëve dhe ju garantoj e ju siguroj, se do të bëjmë të pamundurën për investime në arsimimin dhe edukimin e hershëm, si një parakusht për rritjen dhe zhvillimin në arsim. Investime tona nuk do të ndalen me kaq, pasi do të vazhdohet me investime të reja në arsimin dhe edukimin e hershëm”, ka thënë mes tjerash sot, kryetari i Komunës së Malishevës, me rastin e hapjes së çerdhes së dytë publike në qytetin e Malishevës.
Ndërsa, drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, tha se “e kemi premtuar dhe e realizuam, ndërtimin dhe hapjen e çerdhes së dytë në qytet, si një nevojë e kohës. Bashkë me gratë asambliste, kemi bërë përpjekje dhe ja kemi arritur, me përkrahjen e pa rezervë të kryetarit Kastrati, për të hapur edhe këtë çerdhe, për edukimin dhe arsimimin e hershëm të fëmijëve, si dhe për krijimin e mundësive më të mira për gratë që punojnë dhe jo vetëm, si dhe për socializmin e fëmijëve”. Ajo gjithashtu i uroj dhe inkurajoj edhe edukatoret që të cilat janë të angazhuara në këtë çerdhe.
Edhe drejtoresha e çerdhes “Zërat e ëmbël”, Behare Shala, tha se çerdhja e dytë ka kapacitet për 80 fëmijë, stafin profesional, kushtet shumë të mira dhe edukim të garantuar për fëmijët.
Çerdhja e dytë në qytetin e Malishevës, është investim i Komunës së Malishevës, që është realizuar në kuadër të investimeve kapitale dhe programit të qeverisë Kastrati. Kjo çerdhe ka një hapësirë prej 620 metra katror, konform standardeve të kërkuara.