Inspektorati komunal i Malishevës mbyllë dy lokale për mos respektim të vendimeve
MalishevëPostuar: 17:33 / 17.08.2023
Gjatë inspektimit, dy lokale, në të cilat janë hasur duke shërbyer për klient me shisha-llulla- nargjile, të njëjtat janë mbyllur.
Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka bërë të ditur se edhe në ardhmen do të bëjë mbikëqyrje për zbatimin e plotë të këtij vendimi dhe aty ku haset në moszbatim të këtij vendimit, do të ndërmarrin veprime ligjore.
Sipas vendimit Nr.-2/500, datë 24.10.2022, ndalohet shërbimi me shisha-llulla-nargjile dhe të ngjashme, në largësi ajrore së paku 500 metra afër objekteve shkollore dhe 400 metra në afërsi të stacioneve të autobusëve.