Investitorët e huaj të interesuar për investime në Malishevë
MalishevëPostuar: 14:47 / 06.07.2023
Kryetari Kastrati, para investitorëve të OMAR GRUP L.L.C., shprehu gatishmërinë për të ofruar gjithë lehtësimet që janë në domenin e qeverisë lokale si nga ana ligjore ashtu edhe për nga infrastruktura përcjellëse me qëllimin e vetëm, që këta dhe të tjerë investitorë të investojnë në këtë komunë, sepse investimet rrisin mirëqenien qytetare.
Kurse përfaqësuesit e OMAR GRUP L.L.C., njoftuan se janë të interesuar për disa lloje të investimeve prodhuese ku edhe do të krijohen mundësi punësimi.
Të dy palët u pajtuan për bashkëbisedime për t'i parë mundësitë e investimeve.