Ka filluar asfaltimi i shtresës së parë në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

MalishevëPostuar: 13:53 / 05.08.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Kastrati:

Një ditë e mbarë për qytetarët tanë!

Sot kemi filluar procesin e asfaltimit të shtresës së parë, në rrugën “Ibrahim Mazreku”, nga rrethi i QKMF-së deri te “Lindi Center”, ku dhe pritet të lëshohet për qarkullimin e automjeteve brenda pak ditësh.

Qeverisja jonë komunale falënderon të gjithë për besimin, përkrahjen dhe mirëkuptimin që na kanë ofruar gjatë kësaj periudhe qytetarët dhe bizneset, në funksion të realizimit edhe të kësaj faze të projektit për Malishevën Urbane.