Ka përfunduar mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës
MalishevëPostuar: 13:10 / 14.08.2023
Në mesin e shumë vendimeve, Kuvendi i Komunës së Malishevës, pas shqyrtimit, e ka miratuar një kërkesë të MAPL-së, pastaj raportin e të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën janar-qershor 2023. Po ashtu e ka miratuar edhe kërkesën e kryetarit të komunës, për dhënien në shfrytëzim të pronës shoqërore për realizimin e projekteve për fushën e energjisë, pastaj për ridestinimin e mjeteve për investime kapitale, si dhe për ndërrimin e pronës publike me pronë private me rastin e ndërtimit të infrastrukturës në qytetin e Malishevës.
Në këtë mbledhje, Kuvendi i Komunës së Malishevës, i ka shqyrtuar dhe miratuar edhe disa kërkesa të qytetarëve, për çështje të ndryshme, e të cilat duhet të shqyrtohen nga ana e Kuvendit të Komunës.