Kastrati: Duhet të punojmë shumë dhe së bashku për parandalimin e dukurive negative dhe për një të ardhme të sigurt
Në hapjen e takimit, i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka thënë se: dukuritë negative, përfshi edhe trafikimin me qenie njerëzore, duhet të luftohen në të gjitha mënyrat. “Dukuritë negative të cilat dëmtojnë shoqërinë, duhet të luftohen nga të gjithë ne së bashku. Duhet të punojnë shumë dhe bashkërisht për një të ardhme të sigurt”, ka thënë kryetari Kastrati, në fjalën e hapjes së takimit.
Më pas, për qëllimin e kësaj fushate, për strategjinë nacionale kundër trafikimit me qenie njerëzore, për rëndësinë e bashkëpunimit të komunitetit me organet përgjegjëse për luftimin e kësaj dukurie, kanë folur zyrtarët përgjegjës të Policisë së Kosovës, të EVSB-ve dhe të Ambasadës së SHBA-së dhe më pas është zhvilluar edhe një diskutim i hapur me nxënësit dhe pjesëmarrësit tjerë në këtë takim.