Komisioni për zbatimin e Planit të Integritetit në Komunën e Malishevës mbajti takimin e rregullt

MalishevëPostuar: 12:15 / 01.09.2023

Albrim Paçarizi, koordinator për zbatimin e planit të Integritetit, njoftoi anëtarët e komisionit me kërkesat dhe detyrat për secilën drejtori dhe sektorë, që brenda njëzet e pesë ditëve të ofrohen shërbimet dhe punët e kryera konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi për raportim.

Më pas, të inicohen procedurat për hartimin e planeve dhe strategjive e rregulloreve të cilat mungojnë nëpër sektorë komunal.

Kryerja e këtyre detyrave obligativisht është ligjore  dhe njëkohësisht, si institucione publike  jemi përgjegjës për t'i përmbushur kriteret dhe standardet për integrime evropiane.