Komiteti për Komunitete i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e tetë të rregullt
Në këtë mbledhje janë shqyrtuar disa pika, në mesin e tyre edhe hartimi i projekt buxhetit komunal për vitin 2024, e që lidhet edhe me investimet në vendbanimet ku jetojnë edhe komunitete.
Në këtë mbledhje, lidhur me hartimin e projekt buxhetit për vitin 2024, anëtarët e komitetit, i ka informuar drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, i cili i ka sqaruar në detaje tërë procesin e hartimit të buxhetit, me theks të veçantë investimet kapitale.
Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Kryetari i Këshillit Lokal në Kijevë, përfshinë fshatrat Bubavec, Kijevë dhe Stapanicë, Bedri Kryeziu, i cili i ka njoftuar anëtarët e Komitetit për Komunitete, për problematikat dhe nevojat e këtyre fshatrave, e që lidhen me komunitetet dhe nevojën e investimeve në këtë pjesë.