Komiteti për Politikë dhe Financa në Komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e rregullt
MalishevëPostuar: 17:01 / 11.12.2023
Me mbajtjen e mbledhjes së dhjetë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financë, nën udhëheqjen e Argjend Thaçit, pas miratimit të rendit të ditës me disa ndryshime, u miratuan pikat të cilat u diskutuan dhe u rekomanduan për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Malishevës. Lista e pronave të paluajtshme, shfuqizimi i vendimit për Planin e Integritetit, për vitet 2022- 2025.
Në këtë takim u shqyrtuan edhe disa kërkesa të qytetarëve me natyrë të ndryshme dhe u mbështetën nga anëtarët e KPF-së.