Komiteti për Politikë dhe Financa në Malishevë e mbajti mbledhjen e gjashtë të rregullt
MalishevëPostuar: 15:13 / 21.07.2023
KPF pas shqyrtimit ka rekomanduar për kuvend disa pika, që do të trajtohen në kuvend, e në mesin e tyre edhe raportin gjashtë mujor të të hyrave dhe shpenzimeve, ridestinimin e mjeteve për investime kapitale, raportin gjashtë mujor të punës së drejtorisë për bujqësi, raportin e auditimit për pasqyrat financiare të komunës, për vitin 2022.
Po ashtu për mbledhjen e ardhshme do të trajtohen edhe disa pika tjera, që sot janë rekomanduar për shqyrtim në kuvend.
Në këtë mbledhje, para anëtarëve të KPF-së, për pasqyrat financiare dhe raportin gjashtë mujor të të hyrave dhe shpenzimeve, e ka paraqitur drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi.