Komuna e Malishevës dhe Ministria e Financave mbajnë takim lidhur me monitorimin e financave
MalishevëPostuar: 18:02 / 18.09.2023
Në këtë takim, morën pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Financa, Blerim Thaçi dhe Valentina Zogaj, zëvendësuese e Zyrtarit Kryesor Financiar.
Tema dhe qëllimi i këtij takimi, ishte Monitorimi dhe Vlerësimi i Menaxhimit Financiar, që për qëllim ka vlerësimin e cilësisë së menaxhimit financiar dhe përmirësimi i kornizës ligjore dhe metodologjia e ministrisë për subjektet e Sektorit Publik.
Krasniqi e ka falënderuar Aliçkajn për vizitën dhe takimin shumë frytdhënës në këtë fushë, ndërsa ky i fundit e ka falënderuar nënkryetarin Krasniqi, për bashkëpunimin, gatishmërinë dhe transparencën e ofruar gjatë takimit, me qëllimin e vetëm, rritjen e cilësisë në menaxhimin e financave.