Komuna e Malishevës përkrahë 10 bletarë dhe 50 fermerë me serra
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili tha se “baza e zhvillimit ekonomik është bujqësia, prandaj edhe jemi të orientuar në zhvillimin e bujqësisë dhe punimin e tokës sonë të mirë”.
Në këtë ceremoni të nënshkrimit të kontratave me 50 fermer për ndërtimin e 50 serrave dhe 10 bletarëve, bashkë me kryetarin Kastrati, ishte edhe drejtori komunal për bujqësi, Sylë Dukolli dhe zyrtari i Qatar Charity, Bujar Morina.
“Kam kënaqësinë sot të marrë pjesë dhe bashkë me ju në nënshkrimin e kontratave për ndërtimin e serrave. Ndihem mirë, sepse jo vetëm që po nënshkruajmë këto kontrata, por jam në mesin e njerëzve më punëtor, që e punojnë tokën tonë të mirë. Furnizimi i tregut me produkte vendore, është njëri prej qëllimeve tona kryesore, sepse prodhimet vendore janë më të shëndetshme, prandaj edhe do ta qojmë përpara këtë përkrahje, me program të avancuar të zhvillimit bujqësor, sepse bujqësia është baza për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Ju me punën tuaj që bëni, e zhvilloni familjen dhe komunën”, ka thënë mes tjerash kryetari Kastrati.
“Unë i falënderoj Qatar Charity, për përkrahjen e vazhdueshme, jo vetëm në bujqësi, për të gjitha programet përbashkëta që jemi duke i zhvilluar në komunën tonë”, tha Kastrati, duke e falënderuar organizatën Qatar Charity.