Komuna e Malishevës po vazhdon me dezinsektimin kundër EHKK
MalishevëPostuar: 15:03 / 19.07.2023
Sipas shtabit komunal për menaxhimin e situatës me EHKK, është duke u bërë dezinsektimi i zonave endemike, përkatësisht i zonave ku edhe janë regjistruar më shumë raste të thumbimit nga rriqrat.
Deri më sot, janë regjistruar gjithsejtë 791 raste të thumbimeve nga rriqrat dhe lajmi i mirë se nuk është regjistruar asnjë i infektimit me këtë virus.
Shqetësuese për shtabin komunal që menaxhon situatën e EHKK, është mos realizimi i fushatës së repelimit të kafshëve, e cila konsiderohet si masa më efektive parandaluese, por një e gjë tillë nuk është duke u realizuar tani e disa vite nga ana e institucioneve përgjegjëse.