KPF në Malishevë rekomandon Kornizën Afatmesme Buxhetor 2024-2026 për Kuvend
MalishevëPostuar: 11:11 / 29.06.2023
Mbledhjen e parë urgjente të Komitetit për Politikë dhe Financë, e udhëhoqi, kryesuesi, Argjend Thaçi. Pikë e vetëm e këtij takimi ishte. Shqyrtimi dhe miratimi i KAB-it 2024- 2026, përkatësisht Qarkorja Buxhetore 2024/1.
Në mbledhje asistoi, drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Financë dhe Buxhet, Blerim Thaçi, i cili anëtarët e KPF-së i informoi në hollësi për Qarkoren Buxhetore 2024/1, si dhe për Udhëzime të përgjithshme rreth buxhetit komunal dhe kalendarik kohor për procesin buxhetor 2024-2026.
Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financë, dhanë kontribut duke u inkuadruar në diskutim dhe në fund unanimisht e rekomanduan për kuvend Kornizën Afatmesme Buxhetor 2024-2026.