Kryetari Kastrati e Ahmed Al Ashal vendosin gurthemelin e shtëpisë për Kushtrim Morinën
Më pas së bashku shkuan në fshatin Golluboc dhe vendosën gurthemelin e shtëpisë për Kushtrim Morinën.
Me këtë rast, kryetari Kastrati, shprehi mirënjohje të thellë për Ahmed Al Ashal dhe OJQ- në ''Qatar Charity'', që sot nisen për ta realizuar një nga projektet më humane, dhe më të rëndësishme në shoqëritë njerëzore, bërjen me shtëpi, të qytetarit tonë, Kushtrim Morina, për këtë projekt, ju jemi falënderues, në emrin tim, të institucioneve komunale dhe të qytetarëve e përfituesit të shtëpisë dhe jemi me ju deri në fund të projektit i cili do të vazhdoi.
Ahmed Al Ashal, vlerësoi lartë bashkëpunimin institucional të Komunës së Malishevës, profesionalizmin e tyre i cili po ua lehtëson rastet e përzgjedhjes së më të nevojshmëve për t'i bërë me strehim dhe kushte për jetë më të dinjitetshme për banim.
Ky projekt do të vazhdojë edhe për ndërtimin e nëntë shtëpive tjera në Komunën e Malishevës.