Kryetari Kastrati ka pritur në takim anëtarin e Këshillit Komunal në Traisen të Austrisë, Fidan Limani
Ky takim, që vjen vetëm pak javë pas vizitës zyrtare të kryetarit Kastrati në Austri, kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy komunave, në funksion të shkëmbimit të praktikave më të mira të qeverisjes lokale, gjithnjë në interes të qytetarëve të vendeve tona përkatëse.
Kryetari Kastrati e ka vlerësuar lartë z. Limani, një shqiptar tejet punëtor, nga Republika e Maqedonisë së Veriut, që ka nisur një mision fisnik, që përmes angazhimit politik të bëj më të mirën për komunitetin shqiptar në Traisen të Austrisë.
Po ashtu, kryetari Kastrati e ka njoftuar z. Limani për disa nga projektet më madhore që janë duke u realizuar në funksion të urbanizimit të qytetit të Malishevës, me theks të veçantë projekti i ndërtimit të Sheshit të Dëshmorëve dhe projekti i bulevardit “Ibrahim Mazreku”.