Kryetari Kastrati mbajti takimin e dytë me kryetarët e Këshillave të Bashkësive Lokale
Në këtë takim u diskutua për mirëmbajtjen e hapësirave publike nëpër fshatrat e tyre, për punimet që po zhvillohen në qytetin e Malishevës në shumë dimensione si, në parkingun nëntokësorë, infrastrukturën rrugore, infrastrukturën nëntokësore të kabllove të energjisë elektrike dhe pajisjeve tjera përcjellëse, për projektin të sfera e kulturës si në Pagarushë për bustin e këngëtares, Negjmije Pagarusha.
Kryetarët u njoftuan edhe për bisedimet që janë zhvilluar për fillim të punimeve për energjinë elektrike ka fundi i vitit, gjë që shumë varet edhe nga kushtet klimatike çfarë mbizotërojnë, sepse dihet që po shkojmë drejt stinës së dimrit, si dhe u diskutuan edhe shumë tema të tjera si largimi i mbeturinave në deponitë ilegale, për ujin e pijshëm dhe për një koordinim në të ardhmen mes institucioneve komunale dhe udhëheqjeve të Këshillave Lokale.