Kryetari Kastrati mbajti takimin e parë me kryetarët e Këshillave Lokal
Që në fillim të takimit nderuan, heroin më të ri të Kosovës, policin që ra në mbrojtje të territorit të Republikës së Kosovës si dhe përgëzuan policinë e shtetit tonë për profesionalizmin e treguar në ballafaqim me terroristët serb, njëherit dënuan ashpër grupin terroristë që hyri nga Serbia dhe cenoi sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Më pas, kryetari Kastrati i përgëzoi kryetarët e rinj të këshillave lokal, të Komunës së Malishevës për marrjen e përgjegjësive dhe gatishmërinë për bashkëpunim, vetëm e vetëm që të ngrisim cilësinë në punë në realizim të kërkesave të qytetarëve dhe ta përmirësojmë mirëqenien e tyre socio-ekonomike.
Kërkesë kryesore e këtij takimi nga kryetarët, ishte përmirësimi i rrjetit elektrik si dhe ndërprerja e gjatë e rrymës në këtë komunë.
Takimi i dytë me kryetarët e këshillave lokal u caktua të mbahet , më 10 tetor në ora 10:00.