Kryetari Kastrati priti në takim komandantin e KFOR-it italian, kolonelin Francesco Ferrara
MalishevëPostuar: 16:59 / 11.03.2024
Në këtë takim, kryetari Kastrati dhe koloneli Ferrara kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Malishevës dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të KFOR-it dhe Komunës së Malishevës, bashkëpunim, i cili u vlerësua lartë nga të dy palët.
Kryetar Kastrati, e ka falënderuar kolonelin Ferrara dhe KFOR-in në përgjithësi, për kontributin e dhënë në Kosovë dhe në Malishevë në veçanti.