Kryetari Kastrati priti në takim komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim, kolonelin Vacca
MalishevëPostuar: 13:13 / 15.08.2023
Ky takim kishte karakter njoftues, pas marrjes së komandës për rajonin perëndim të KFOR-it.
Kryetari Ekrem Kastrati, në emër të Komunës së Malishevës, e ka uruar kolonelin Vacca, për marrjen e detyrës për drejtimin e Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim, si dhe e ka njoftuar me rrjedhat e përgjithshme në Komunën e Malishevës.
Nga ana tjetër, komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim, kolonel Babriele Vacca, e ka falënderuar kryetarin Kastrati për pritjen.
Kastrati e Vacca, kanë biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Komunës së Malishevës dhe KFOR-it, si dhe është vlerësuar lartë bashkëpunimi i deritanishëm.