Kryetari Kastrati zhvilloi takim me anëtarët e Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport
MalishevëPostuar: 17:29 / 05.02.2024
Qëllim i këtij takimi ishte bashkëpunimi sa më i mirë mes kryetarit dhe këtij komiteti dhe rritja e cilësisë në fushat e arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit.
Ky ishte takimi i parë për këtë vit, në mes kryetarit të komunës dhe këtij komiteti, që është organ i Kuvendit të Komunës në Malishevë.
Kryetari Kastrati, ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim me këtë komitet dhe organet tjera, me qëllim të rritjes së cilësisë, në fushën e arsimit, por edhe në fushat tjera, si sporti, kultura dhe rinia.