Kuvendi Komunal i Malishevës mbajti mbledhjen e rregullt
MalishevëPostuar: 17:20 / 31.10.2023
Pasi konstatoi se ka kuorum, filloi me debatin jashtë rendit të ditës, ku u ngritën nga asamblistë disa çështje, si nga infrastruktura rrugore, ndriçimi publik, për arsim, inspektoratin, mbeturinat etj.
Rendi i punës së kësaj mbledhje u miratua me disa plotësim- ndryshime.
Asamblistët diskutuan për së cilën pikë, shqyrtuan dhe miratuan si dhe shfuqizuan disa vendime të kuvendi, po ashtu shqyrtuan edhe kërkesa të qytetarëve, të OJQ-ve, vendime dhe raporte si: Raportin Financiar për shpenzimet janar- shtator 2023, atë për bujqësi dhe në fund morën disa vendime për disa komisione për çështje financiare si për Komisionin për Këshillat lokal, Komisioni e Aksionarëve dhe për kompaninë ''Stacioni i autobusëve'', në Malishevë.