Kuvendi Komunal i Malishevës miratoi KAB-in 2024- 2026, përkatësisht Qarkoren Buxhetore 2024/1
MalishevëPostuar: 12:18 / 30.06.2023
Drejtori për Ekonomi, Buxhet dhe Financë, Blerim Thaçi, para asambleistëve prezantoi në hollësi Qarkoren e parë Buxhetore 2024/1, përkatësisht Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitët 2024- 2026.
Më pas u zhvillua një debat nga asamblistët për këtë pikë të vetme të rendit të ditës dhe iu shtruan shumë pyetje drejtorit, Blerim Thaçi.
Në fund të gjitha pyetjeve dhe kërkesave iu përgjigj, drejtori, për Ekonomi, Buxhet dhe Financë , Blerim Thaçi, dhe pasi përfunduan diskutimet, me shumicë votash kuvendi miratoi Qarkoren e parë Buxhetore, 2024/1.
Opozita e braktisi votimin e KAB-it 2024- 2026.