Malisheva dhe Suhareka me marrëveshje bashkëfinancimi
MalishevëPostuar: 14:43 / 13.09.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Kastrati:
Edhe një investim i përbashkët në shërbim të qytetarëve.
Bashkë me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot kemi nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për financim të përbashkët të projektit “ndërtimi i rrugës Kërvasari (Malishevë) - Nishor (Suharekës).
Kjo marrëveshje ka për qëllim përmirësimin edhe më tej të infrastrukturës rrugore dhe rritjes së shërbimeve të banorëve të dy komunave tona respektive dhe qytetarëve tjerë pa dallim.