Malisheva po bëhet me Nënstacion të ri të energjisë elektrike

MalishevëPostuar: 23:07 / 18.09.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Kastrati:

SUPER LAJM!

Komuna e Malishevës do bëhet me Nënstacion të ri të energjisë elektrike me linjë transmetuese 220kV.

Sot, bashkë me kryeshefin ekzekutiv të KOSTT, z. Evetar Zeqiri, kemi nënshkruar kontratën për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale, për ndërtimin e Nënstacionit të ri 220/35/10(20)kV Malisheva me linjën transmetuese 220kV.

Nënshkrimi i kësaj kontrate është i një rëndësie të madhe për gjithë qytetarët e komunës së Malishevës, për faktin se po i hap rrugë zgjidhjes së një prej shqetësimeve më të mëdha me të cilin janë përballur qytetarët tanë, pra të mungesës së energjisë elektrike, veçmas gjatë sezoneve të dimrit.

Lajm i mirë është se, pas përgatitjes së projektit ndërtimor nga kompania e kontraktuar nga KOSTT, në fillim të vitit të ardhshëm pritet të tenderohet ndërtimi i nënstacionit të ri 220kV, në vlerë prej 5.8 Milion Euro, dhe që parashihet të përfundoj në vitin 2027, për t’i dhënë një herë e mirë siguri furnizimit me energji elektrike gjithë territorit të komunës së Malishevës dhe jo vetëm.