Malishevës i shtohen edhe dy çerdhe publike me mbi 115 fëmijë
“Edukimi i hershëm i fëmijëve të Komunës së Malishevës, ka qenë një prej prioriteteve tona, si qeverisje komunale. Me angazhimet tona maksimale dhe me përkrahjen e pa rezervë të kryetarit, Ekrem Kastrati, e kemi bërë realitet këtë premtim. Përveç këtyre dy institucioneve të reja parashkollore, po punohet intensivisht për hapjen e çerdhes së katërt në komunën tonë”, ka bërë të ditur sot, drejtoresha e DAE në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi.
“Për qytetarët e Komunës së Malishevës, krahas lajmit të mirë, për rritjen e kapaciteteve të institucioneve parashkollore me hapjen e dy çerdheve, bashkëngjitet edhe lajmi pozitiv se në këto institucione punësohen edhe një numër i konsiderueshëm i edukatoreve, që nënkupton se gruaja në komunën tonë, konkretisht në institucione, po merr mbështetje të fuqishme, e rrjedhimisht po rritet edhe numri i të punësuarve”, ka thënë drejtoresha Krasniqi.