Mbahet mbledhja e parë për këtë vit e Komitetit për Komunitete në Komunën e Malishevës
MalishevëPostuar: 12:44 / 10.01.2024
Në mbledhjen e parë të rregullt Komiteti për Komunitete, të cilën e udhëhoqi, Amrush Helshani, kryesues, pasi prezantoi rendin e punës së kësaj mbledhje, u diskutua dhe u miratua me ndryshim.
Anëtarët e komitetit, pas prezantimit të raporti të punës për vitin 2023, nga Amrush Helshani, diskutuan, dhe theksuan se raporti është realizuar dhe ky raport është tregues se ka ngritje në mirëqenien familjare të komunitetit pakicë , dhe e miratuan raportin.
Po në këtë takim, u diskutua dhe u miratua edhe planin i këtij komiteti, për vitin 2024, i cili parasheh takime të shumta institucionale dhe me organizata jo qeveritare si dhe bashkëpunime me komitetet e komunave të rajonit të Prizrenit.