Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete në Komunën e Malishevës
Sot, në takimin e nëntë të rregullt të Komitetit për Komunitete, që drejtohej nga Amrush Helshani, i ftuar për të raportuar para anëtarëve, ishte Shefi i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Sabit Berisha.
Ai gjatë raportimit mes tjerash theksoi '' Edhe pse i kishim bërë mirë përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2023/2024, vonesa me pajisje të teksteve shkollore, po i sfidon prindërit, nxënësit, mësimdhënësit dhe institucionet arsimore, kjo për nivelin shkollor 1-5, kurse vështirësia tjetër është shqetësuese edhe për nivelin e nxënësve VI-IX, ku këtë vit e kanë filluar me tekste të përdorura nga nxënësit e viti shkollor paraprak dhe vazhdoi, 'me punën dhe aktivizimin e shumë ekipeve të angazhuara po punojmë që sa më shpejtë ta tejkalojmë këtë situatë që lenë shumë për të dëshiruar''.
Pas mbarimit të takimit anëtarët e komitetit, vizituan një familje të komunitetit pakicë, që jeton në Malishevë, për ta ndihmuar dhe inkurajuar, që fëmijët të vazhdojnë shkollimin e rregullt në këtë fillimvit shkollor.