Mbahet mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit Komunal të Malishevës
Koha e rezervuar për debat jashtë rendit të ditës, ngriti shumë tema nga asamblistët si: Çështjen e ndërprerjes së energjisë elektrike, rasti i ndodhur në ordinancën dentare private ku pësoi me fatalitet pacientja, prerja e rrugëve nga persona të pandërgjegjshëm dhe kompani e mos riparimi i tyre, tatimi në pronë i qytetarëve, uji i pijshëm etj.
Në këto pika u përgjigj Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ku për të gjitha temat, ka pas reagime institucionale me kohë dhe zyrtarisht nga përgjegjësit e sektorëve.
Kuvendi pas një debati të gjerë miratoi rendin e ditës me plotësim- ndryshime dhe u shqyrtuan si dhe u miratuan këto pika. Raporti i DAE-së për fillim vitin shkollor 2023/2024. Raporti i Auditimit për pasqyrimin financiar vjetor për vitin 2022. Shqyrtim dhe miratimi i Planit të Veprimit për zbatim të rekomandimeve të ZK për të gjeturat për vitin 2022. Raporti i DBPZHR. Shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve.