Mbahet takimi përmbyllës i ekipit për Transparencën Komunale në Malishevë
MalishevëPostuar: 11:41 / 19.09.2023
Jemi brenda afatit ligjor që të përmbyllim futjen e të dhënave në sistem, prandaj edhe në këtë takim pune, u kërkua që pjesa kohore e mbetur, kërkon angazhim dhe përkushtim të zyrtarëve që punët e kryera brenda vitit 2022 të pasqyrohen në plotëni.
Në fund u kërkua që nga tash kjo përgjegjësi e punës së ekipit për transparencë të rritet edhe më, që për vitin 2023 të shënojmë cilësi në punë dhe rezultate të plota e të cilat vlerësojmë se ndikojnë drejtpërdrejt edhe në mirëqenien e qytetarëve si dhe në zhvillimin socio- ekonomik, ku përfitojnë të gjithë si Malishevë.