Me moton “Bashkë kundër kancerit të gjirit” filloi aktiviteti “Tetori muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit'' në Malishevë
Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.
''Përkushtimi im si Kryetari i Komunës së Malishevës, për këtë aktivitetet që organizuam së bashku ne institucionet publike komunale, shëndetësore e arsimore dhe të shoqërisë civile,ju jam mirënjohës për këtë aktivitet i cili ka të bëjnë me ndërgjegjësim e sëmundjes së kancerit të gjirit, që po prek çdo ditë e më tepër qytetarë pa dallim gjinish. Jam i shqëtësuar dhe i preokupuar për shëndetin e qytetarëve, dhe po mobilizohem përditë e më mirë profesionalisht me potencialet tona shëndetësore e civile që të punojmë për informim e në veçanti për parandalimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe të vetëdijësimit të qytetarëve për kontrollim të kësaj sëmundje, që në paraqitjen e shenjave të para, prandaj, ne si institucione do të gjejmë forma dhe mënyra për mbështetje institucionale dhe kjo mbështetje nuk do të mungoi as edhe vetëm njëherë për pacientët e prekur nga kanceri i gjirit''.
Në këtë ecje simbolike ishin të pranishëm edhe Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha, kryesuesi i Kuvendit,Argjent Thaçi,Vera Bytyçi, nga zyra për Barazi Gjinore, asamblistë komunal, drejtorë, kurse folës ishin, Dr. Afrim Krasniqi, Drejtor i QKMF-së, e Dr. Ganimete Bytyçi.
Në fund ndanë edhe përvojat e tyre folëse të cilat u sfiduan nga sëmundja e kancerit të gjirit.