Miratohet Buxheti i Komunës së Malishevës për vitin 2024
MalishevëPostuar: 17:52 / 29.09.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Kastrati:
Të dashur qytetarë, po ndaj me ju lajmin e mirë që sot, Asambleja Komunale, me shumicë votash, miratoi buxhetin e Komunës së Malishevës për vitin 2024, në vlerë prej 19,740,806.00 Euro.
Buxheti që sot u miratua është jo popullist, por që e ndihmon zhvillimin ekonomik dhe vazhdimin e jetësimit të projektit për Malishevën Urbane, për çfarë edhe na kanë dhënë besimin qytetarët tanë, e të cilin po e jetësojmë bashkë me partnerin e koalicionit qeverisës.