Në Malishevë filloi fushata kundër trafikimit me qenie njerëzore

MalishevëPostuar: 11:46 / 24.10.2023

Koordinatorja për të Drejtat e Njeriut, Vera Bytyçi, në bashkëpunim me koordinatorin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, Halit Mazreku, në kuadër të kësaj fushate, kanë zhvilluar një takim me zëvendëskomandantin e stacionit policor në Malishevë, Zenel Halitaj, me qëllim të koordinimit dhe bashkëpunimit për realizimin e kësaj fushate.

Sipas koordinatores komunale për të Drejtat e Njeriut, Vera Bytyçi, “në këtë fushatë me karakter nacional, do të zhvillohen një varg aktivitetesh, përfshi edhe ligjëratat në shkollat e mesme të Komunës së Malishevës, në të cilat do të ligjërojnë profesionistët e fushës në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, me qëllimin e vetëm, parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe rrezikun që paraqet trafikimi dhe pasojat”.

https://kk.rks-gov.net/.../koordinatorja-per-te-drejtat.../