Në Malishevë mbahet dëgjim publik me gratë dhe OJQ-të e grave
MalishevëPostuar: 14:42 / 23.08.2023
Në këtë dëgjim publik, Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Buxhet, Blerim Thaçi prezantoi dhe sqaroi para pjesëmarrësve, se si do të projektohet buxheti për vitin 2024 në Komunën e Malishevës.
Ai u tregua i gatshëm që të bashkëpunoj dhe implemetoj kërkesat që i parashtruan gratë dhe OJQ-të e grave përmes përfaqësueseve të tyre në këtë dëgjim publik.
Zyrtarja për Barazi Gjinore në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, kërkoi nga Drejtori Thaçi që të rritet buxheti i zyrës për barazi gjinore, po ashtu kërkoi që të ribëhet marrëveshja me shoqatën Handikos.