Në Malishevë mbahet karvani shëndetësorë “PërSHËNDETje”
Për mbajtjen e këtij aktiviteti, në bulevardin “Ibrahim Mazreku”, janë vendosur disa tenda, ku profesionistët shëndetësor të QKMF-së në Malishevë dhe anëtarët e OJQ “Mundësia”, i kanë ofruar qytetarëve të interesuar këshillat e nevojshme, si dhe shërbime tjera shëndetësore në këto tenda.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha, drejtori i QKMF-së, Afrim Krasniqi, si dhe zyrtarë tjerë të QKMF-së, e të cilët i kanë falënderuar të gjithë aktivistët e kësaj OJQ-je dhe stafin e profesionistëve shëndetësor, si dhe e kanë vlerësuar lartë këtë aktivitet me karakter informues dhe shërbime shëndetësore.
Në këtë karnaval shëndetësor, janë dhënë informata të rëndësishme mbi fushatën e OJQ “mundësia”, pastaj për rreziqet e dietës dhe ushqimore dhe parandalimin e këtyre rreziqeve, ekspozimi ndaj tymit të duhanit, konsumimi i alkoolit, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik dhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore, si matja e tensionit, BMI, analiza të shpejta si dhe këshillat e nevojshme nga ana e profesionistëve shëndetësor.