Në Malishevë mbahet tryeza “Sfidat në proceset e dy niveleve të vendimmarrjes së gruas sot”
Edona Sina, referuesja e projektit ''Femme Forward'', njoftoi panelistët në tryezë me objektivat që do të diskutohen dhe ato ishin: Çka janë proceset vendimmarrëse? Cila është pozita aktuale e grave në këto procese? Rrugëtimi, Sfidat dhe eksperiencat e grave në vendimmarrje dhe Zbrazëtitë ligjore?
I tërë debati zgjoi interes të pjesëmarrësit e tryezës, ku edhe u vlerësua se indeksi i pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje, ka shënuar një rritje si brenda nivelit të familjes, po ashtu edhe në nivelin institucional lokal e qendror.
Pozita e gruas në këtë rrugëtim paraqet sfidë edhe në legjislacionin aktual, prandaj si rekomandim doli që të vazhdohet me amandamentimet të rritjes së vendimmarrjes së grave në të gjitha sferat e shoqërisë e me theks të veçantë barazia dhe e drejta e pronësisë për të dy bashkëshortët.