Njoftim për fermerët nga Komuna e Malishevës
MalishevëPostuar: 12:46 / 15.08.2023
Njoftimi i plotë:
Njoftohen të gjithë fermerët të cilët kanë aplikuar për subvencione (pagesa direkte në vitin 2023) se nga data 15/08/2023, e deri më 15/09/2023 hapet aplikimi për pranimin e dëshmive për shpenzimet e kryera (faturave të plehut artificial dhe pranimi i dëshmisë për sasinë e grurit të dorëzuar në mulli apo në pika të grumbullimit të grurit).
Të gjitha dëshmitë duhet të dorëzohen në zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në Komunën e Malishevës.